Tuna Kopjace??

Nuk është rasti i parë në historinë e muzikës shqiptare, kur klipet e reja të këngëtarëve të njohur kanë ngjashmëri të madhe me hite të famshme botërore.
Dihet mania që ka kapur pjesën dërrmuese të tyre për të përshtatur hitet e tyre me ritmet ballkanike, si sllave apo bullgare, madje ka nga ata që guxojnë të mos ndryshojnë as fjalët e tekstit të këngës, duke e bërë kryekëput të ngjashme me ato të këngëtarit që ia kanë vjedhur. Ndërsa në rastin e Altuna Sejdiut, apo siç njihet me emrin e artit Tuna, kopjimi i kalon kufijtë e Ballkanit.
Nga rrethet e muzikantëve shqiptarë e kosovarë po thuhet se kënga më e fundit “Bileta” është kopjuar nga hiti “Back to black” i këngëtares Amy Winehouse. Lidhur me këtë akuzë, Tuna është shprehur shkurt nëpër media të ndryshme, se “nuk ka kufij në kreativitetin njerëzor”, duke lënë të kuptohet se ajo nuk do që t’ia faturojë ngjashmërinë e “Biletës” së saj hitit të njohur të këngëtares Winehouse.
Që shpikjet i ka bërë bota, jo vetëm në teknologji, por edhe në çdo sektor tjetër jetik të njeriut, kjo dihet, ndaj duket se nuk mbetet shumë për të bërë nga ana e shqiptarëve. Plagjiatura në muzikë, tekste këngësh e videoklipesh është kthyer në gjetjen më të zakonshme, pre e së cilës ka rënë së fundmi edhe Tuna.
Besa pas Vjenes,Me nje Klip te ri.

Pasi është kthyer nga udhëtimi disaditor në Vjenë të Austrisë, këngëtarja e mirënjohur Besa Kokdhima i është futur menjëherë punës për të nisur përgatitjet rreth këngës së re, me të cilën ajo do të prezantohet në “Top festin” e sivjetshëm. Bëhet fjalë për një këngë me ritme të forta, që anon më tepër nga zhanri i rock-alternativës, që pritet të bëhet hiti i radhës e ndër më të parapëlqyerit për audiencën shqiptare.
Surpriza nuk qëndron vetëm tek kënga, por edhe tek imazhi ndryshe me të cilin ajo do të prezantohet në këtë kompeticion muzikor, duke sjellë kësisoj, siç do herë tjetër, një Besë të kompletuar dhe mjaft kualitative jo vetëm në vokal, por edhe në pamjen e jashtme.
Kush jane Vip-at qe shpenzojne me shume kohe dhe para neper sallone bukurie??

Të jesh në formë, me një luk dhe tualet perfekt, të duhet kohë dhe një dorë e mirë parash… Por kur bëhet fjalë për personat publikë që shfaqen shpesh në skenat tona, nuk i mungon as koha, as “verdhushkat”… Aromë e re stili dhe tendence duket se ka pushtuar botëkuptimin e këngëtarëve më të njohur të skenës shqiptare. Paraqitja është një nga mënyrat më të rëndësishme për të prezantuar vetveten.
Por disa syresh parapëlqejnë të jenë gjithnjë në formë. Shumë prej tyre shpenzojnë pa limit, vetëm e vetëm për të pasur një performancë brilante gjatë gjithë kohës. Mjafton të shkosh në sallonin e Turit, i cili duket se është i preferuari i VIP-ave, për të zbuluar se një numër i madh këngëtarësh janë klientë të rregullt. “Klientët e mi janë vërtet të shumtë në numër. Duke qenë se pjesa dërrmuese e tyre janë VIPa, me ata duhet të jem edhe më i kujdesshëm, sepse janë persona publikë. Mes tyre ka tekanjozë që ndonjëherë e ekzagjerojnë, por kjo është pjesë e punës sime, sepse krahas lodhjes, unë marr jo vetëm kënaqësinë profesionale, por edhe atë fi nanciare”, shprehet Turi.
Përgjithësisht janë emrat më të njohur të muzikës shqiptare, por jo vetëm. Femrat e njohura në botën e muzikës dhe më gjerë preferojnë sallonin e tij, por ato që i gjen thuajse përditë janë: Ingrid Gjoni, Besa Kokëdhima,Valbona Halili, Ermira Kola, Çiljeta, Irma Libohova, Soni Malaj, Greta Koçi, Babeta Shahini, Kozeta. Por nuk mungojnë dhe këngëtare që jetojnë jashtë e sa herë që vijnë në Tiranë, bëjnë ndalesën e tyre të radhës tek “Hair Studio Ates”. Një kontingjent tjetër janë edhe këngëtaret kosovare: Vesa Luma, Gili, Tuna etj.
Ndërkaq, jo vetëm femrat harxhojnë lekë dhe kohë në sallonin e Turit. Aty gjen dhe shumë këngëtarë apo artistë të ndryshëm që kurojnë lukun gjer në detaje. Në krye të listës qëndron Sinan Hoxha, i cili duket se është një nga klientët më të rregullt të sallonit. Edhe kur nuk ka koncerte apo videoklipe, Sinanin mund ta gjesh tek Turi duke u kuruar për lukun e tij. Një tjetër këngëtar “i fi ksuar” pas lukut është edhe Ervin Bushati, për të vijuar më tej me Florjan Mumajesin apo aktorin e mirënjohur Timo Flloko.
Por nuk mungojnë edhe këngëtarë kosovarë, si Ermal Fejzullahu dhe Adrian Gaxha sa herë që vijnë në Shqipëri. Disa prej tyre janë të këndshëm, të tjerë edhe tekanjozë, por në fund dorëzohen në dorë lartpërmendur, ka edhe të tillë që Turi preferon t’i quajë “të përkëdhelurit”, jo më shumë prej famës, sesa prej harxhimeve pa kufi . Siparin e mban Ledina Çelo, e cila sa herë kthehet në Tiranë, kthesa e parë është salloni i bukurisë.
Inva Mula është një tjetër kliente e preferuar. Duket se formula efi kase për të thithur sa më tepër VIP-a, funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Kjo falë talentit dhe imagjinatës që mund të ketë një mashkull në këtë profesion, duke i parë me syrin bukurisë femërore. Sado që të themi se njerëzit nuk do të gjykohen nga paraqitja e jashtme, e vërteta është ndryshe… Krijojmë një imazh në mendjen tonë, sesi mund të jetë ai njeri pa e njohur dhe pa e ditur, dhe na ndodh shpesh të zhgënjehemi apo edhe të ndihemi në faj për paragjykimet tona të heshtura.
Shprehja “Një femër të hijshme në radhë të parë e bën besimi që ka në vetvete, pastaj vjen luku i jashtëm dhe tualeti”, duket se është një klishe që nuk mund të ketë të njëjtën vlerë si dikur. E vërteta është se imazhi, qoftë edhe i përditshëm, shet më shumë sesa vetë talenti.
Enki : E verteta e historise me Shkelzen Berishen....

Vajza e njohur përmes bëmave të “Kafazit të artë 5”, më në fund bëri realitet ëndrrën e saj në sirtar. Një këngë shoqëruar me një videoklip të realizuar në Maqedoni, i dhanë disa pikë më tepër emrit të Enki Shabanit, e cila ditët e fundit është bërë objekt i medias, për shkak të një lidhjeje intime që përfl itet mes saj dhe djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Në këtë intervistë, ajo nuk ngurron të japë më shumë detaje rreth këtij lajmi rozë, projekti ambicioz i radhës dhe marrëdhëniet me motrën e madhe, Elda Shabanin.
Një këngë dhe një videoklip që u prezantuan natën e 31 dhjetorit. Kjo nismë e juaja vjen pas famës që morët gjatë pjesëmarrjes në “Kafazin e artë 5”, apo e kishit menduar më parë një gjë të tillë? “Kisha kohë që doja të realizoja një këngë dhe më në fund ia dola mbanë. Është një këngë që unë e kam shumë përzemër dhe që të dilte diçka cilësore, zgjodha bashkëpunimin me Flori Mumajesin.
Nuk doja që të ishte në stilin baladë, siç janë kohët e fundit gjithë hitet e këngëtarëve, por zgjodha diçka më të fortë e më ritmike”. “Nuk je vetëm ti” është subjekti i këngës së shkruar nga Big Basta. A kanë ndonjë lidhje fjalët me jetën tënde reale? “Jo, çdo këngë duhet të ketë domosdoshmërish lidhje me jetën time private. Nga ajo anë jam shumë në rregull dhe nuk preferoj asnjëherë që t’u ngre himn gjërave të mia personale.
Por subjektet e dashurisë, së tradhtisë e ato që nxjerrin në pah forcën e femrës janë më të zakonshmet kohët e fundit, kështu që dhe unë iu bashkova tendencës”. E zgjodhe këngën për t’u bërë e famshme, apo të zgjodhi kënga ty? “Unë kam kënduar edhe më përpara, madje kam marrë pjesë në shumë aktivitete. Nuk e bëra këngën që të dilja në televizor, sepse publicitetin tashmë e kam fi tuar pas pjesëmarrjes në “Kafaz”. .
Thjesht është egoja ime, që dua të krahasohem më këngëtaret më të mira dhe për mua zëri është elementi kryesor që nxjerr në pah cilësitë e një artisti të vërtetë”. Cila është këngëtarja jote e preferuar, ajo shqiptare dhe e huaj? “Më pëlqen shumë Eranda Libohova kur këndon live dhe nga të huajt, Fergie Ferguson”. Ju keni edhe një motër që është më e vjetër në profesionin e këngëtares. A këshilloheni me njëra-tjetrën për klipet tuaja? “Për të qenë e sinqertë, ajo nuk e ka parë klipin tim akoma.
Kjo nuk do të thotë se e shohim njëra-tjetrën si konkurrente, por e theksova edhe më lart, që dua të krahasohem me këngëtaret më të mira, jo me time motër”. Kjo do të thotë që motra juaj nuk është në nivelin e profesionistëve? “No coment”. Megjithatë, nuk mendoj që indiferenca juaj shkon deri aty, sa mos të interesoheni për problemin e motrës suaj me drejtësinë, ku ajo u akuzua si trafi kante femrash? “Gjithçka ishte një thashthem i gazetarëve që e kanë zakon t’i zmadhojnë gjërat më tepër seç duhet.
Ajo ishte një çështje ku Elda ishte thjesht një dëshmitare e atij procesi gjyqësor, sepse kishte njohje me vajzën e djalin, dhe e theksoj, ishte si dëshmitare, jo si trafi kante. Gazetarët vazhdojnë t’i dramatizojnë gjërat, ndërkohë që ajo vazhdon e qetë jetën e saj në Zvicër bashkë me bashkëshortin e familjen që ka ndërtuar atje”. Mos më thuaj që gazetarët kanë sfumuar edhe çështjen e lidhjes tënde intime me djalin e kryeministrit Berisha? “Edhe ky është një thashethem i radhës. Gazetarët këtu edhe po të shohin që konsumon një kafe me një njeri të njohur, e quajnë të bërë si muhabet. Ndërkohë, Shkëlzeni ka formuar familjen e tij në Suedi.
Çfarëdolloj përgjigjeje që të jap unë, e di që thashethemet bëjnë të vetën, kështu që e lëmë me kaq këtë çështje”. Ti e njeh personalisht Shkëlzen Berishën? “Njerëzit që njoh unë janë të shumtë në numër. Por që të konsumosh një bisedë tavoline me dikë, që është i njohur, nuk do të thotë domosdoshmërish që e ke të dashur”. Ju keni një lidhje dashurore tjetër apo jo? “Jeta private është e tillë për çdo njeri, të njohur apo të panjohur. Unë mund të them që ndjehem e plotësuar, e lumtur dhe mjaft e qetë larg tymnajave që krijojnë mediat lidhur me emrin tim”.
Çfarë ka ndryshuar që nga koha e daljes nga “Kafazi”? “Të them të drejtën e kam harruar fare si eksperiencë. Momentet e bukura nuk i shqis nga mendja, por për të tjerat i kam shkëputur relatat fare. Pas daljes nga “Kafazi” jeta e gjithsecilit prej nesh ka marrë drejtimin e vet dhe unë vetëm me Alban Rexhën kam ende marrëdhënie miqësore. Secili nga ne ka projektet e veta dhe detyrimisht janë ndarë gjërat”.
Projekte të tipit? “Pas kësaj kënge, do të nis punën për të bërë një album të plotë e deri në fund mendoj që të bashkëpunoj me Flori Mumajesin. Gjithçka e bëj për pasion, sepse kënga është diçka e brendshme për mua”. E sheh këngën si të ardhmen tënde të sigurt, apo ke menduar për një profesion të dytë? “Unë studioj për psikologji, por që të jesh një psikologe e zonja, duhet të mos jesh tip emocional. Në fakt unë jam një femër që i kam emocionet të tepërta dhe i shfaq vend e pavend. Por do përpiqem të përmirësohem e nëse do ia dal mbanë, do t’i futem seriozisht edhe psikologjisë”.
Rozana me nje mambo provokuese...

Duke shfrytëzuar stinën e nxehtë kur janë xhiruar pamjet, Rozi ka përfituar të tregojë ca më shumë linjat e saj (elegante kohët e fundit), duke u zhveshur më shumë se zakonisht në plazhin e Divjakës.
Ndonëse stina e nxehtë e mambos tashmë ka kaluar, duket se asnjëherë nuk është vonë. Të paktën për Rozanën. Këngëtarja e cila kishte lançuar nisjen e një emisioni të ri veror me emrin “Mambo”, duket se e ka lënë për në dimër projektin e nxehtë.
Ndoshta jo vetëm për “faj” të Rozanës dhe impenjimeve të saj, por edhe për çështje teknike, që zakonisht shoqërojnë prjekte të tilla, emisioni i përfolur i këngëtares nuk u shfaq në ekranin e televizionit BBF ashtu siç ishte parashikuar. Megjithatë, mësojmë se shumë shpejt këngëtarja do të jetë në këtë ekran në pozicionin e prezantueses televizive. Aq më tepër tashmë, që gjërat janë thuajse të përfunduara.
Nuk dimë, nëse Rozi do të ndryshojë ndonjë element në formatin e emisionit nisur nga fakti, që ai ishte parashikuar për stinën e nxehtë. Ndoshta në këtë pikë do t’i duhet të bëjë disa ndryshime për t’ia përshtatur sezonit të dimrit. Nga ana tjetër, tani është thuajse e përfunduar edhe sigla e emisionit. Bëhet fjalë për këngën “Mambo” të Elena Paparizos, e cila i ka dhënë edhe emrin emisionit të ideuar nga Rozana.
Për këtë arsye, duke qenë së bëhet fjalë thjesht për një sigël televizive dhe jo për një këngë albumi, Rozit nuk i është dashur të mendohet dy herë, për të përdorur ritmet e një kënge të njohur greke. Janë këto ritme, të shoqëruara edhe nga një videoklip, që do të shërbejnë si sigla e emisionit me të njëjtin emër. Dhe sigurisht protagoniste e këngës dhe e klipit të realizuar nga “Max Production” është po ashtu ideuesja dhe drejtuesja e emisionit.
Duke shfrytëzuar stinën e nxehtë kur janë xhiruar pamjet, Rozi ka përfituar të tregojë ca më shumë linjat e saj (elegante kohët e fundit), duke u zhveshur më shumë se zakonisht në plazhin e Divjakës. Sepse të njëjtën gjë ajo do të bëjë edhe me kolegët këngëtarë, që do të ketë protagonistë në emisionin e saj.
Ata do të zhvishen nga çdo lloj serioziteti me të cilin ata prezantohen zakonisht nëpër intervista apo në emisione të ndryshme televizive dhe do të shfaqen në një format të ri. Rozana ka menduar, që kolegëve të saj t’iu japë më pak hapësirë për t’u shprehur dhe më shumë vend për të vepruar.
Tani kur thuajse gjithçka është gati, këngëtarja premton, që shumë shpejt do të kemi mundësinë ta njohim edhe si prezantuese, duke kërkuar në këtë mënyrë të plotësojë imazhin e saj në art, përveç aktrimit dhe muzikës, ku e kemi parë të performojë deri tani. Mbase edhe pas rolit të saj të fundit, në një film me metrazh të shkurtër, për Rozanën është momenti më i mirë për t’u lidhur me ekranin.
''Produkt 28'' bashkepronar te nje studioje muzikore??

Tashmë përveçse miq dhe anëtarë të një grupi muzikor djemtë e “Produkt 28” mund të konsiderohen edhe bashkëpronarë. Ndoshta ata vetë mund të mos e pëlqenin një përcaktim të tillë, që i përket më shumë biznesit. Megjithatë besojmë se studioja e tyre muzikore, mund të cilësohet pa dyshim një biznes i mirë. E pra mësojmë se të tre djemtë e grupit “Product 28” së bashku me Dr. Florin (vëllain e njërit prej anëtarëve të grupit, Albanit) kanë hapur tashmë studion e tyre të produksionit.
Nuk bëhet fjalë për një investim modest, por për një studio të madhe, e pajisur me gjithçka duhet për regjistrimin cilësor të këngëve. Studioja është e vendosur pranë liqenit artificial, dhe aty të katër djemtë do të krijojnë jo vetëm këngët e tyre, por edhe këngë të kolegëve të tjerë. E menduar prej kohësh si një projekt i përbashkët, duket se vetëm tani djemtë kanë arritur ta realizojnë ambicien e tyre, ndërsa frytet e para të punës, mendohet të shihen gjatë Top festit, ku do të jenë disa konkurrentë, ata që do të prezantohen me këngë të realizuara nga kjo studio.
Po kushtu, pjesëmarrës në edicionin e ardhshëm të Top-fest, do të jenë edhe vetë anëtarët e grupit “Produkt 28”. Nuk dimë nëse djemtë kanë menduar edhe për emrin e biznesit të tyre të ri, të cilin e shohin më tepër si një mundësi e mirë për të bërë art dhe këngë të bukura. Megjithatë, po të kemi parasysh çcmimet e “kripura” në tregun muzikor, mund të themi se djemtë e “Produkt 28” kanë bërë kështu zgjedhjen më të mirë edhe për të siguruar të ardhura nga muzika.
Ndër të tjera, duke kujtuar talentin e Turit në realizimin e teksteve, apo dhuntitë e Fabit, Alban dhe sidomos të Doktorit në drejtim të muzikës, besojmë se studioja e djemve do të jetë konkurrente e fortë më tregun e sotëm muzikor. Nga ana tjetër, vrullin e klipeve, që pasuan albumin e tyre të dytë, që doli në vitin 2007, duket se djemtë nuk do ta ndalin as gjatë vitit 2008.
Shumë shpejt ata do të nxjerrin një tjetër këngë me videoklip. Bëhet fjalë për këngën e albumit të tyre “Mos fol”, për të cilën djemtë po realizojnë një klip, në bashkëpunim me “Vizion Plus”. Nga sa mësojmë, ndryshe nga kënga paraardhëse, këtë radhë nuk bëhet fjalë për një videoklip të animuar, por për diçka krejt tjetër.
Anjeza Shahini pergatitet per albumin e ardhshem.

E tashmë, që jemi ende në fillimin e vitit 2008, Anjeza vazhdon të ketë projekte të tjera muzikore. Bëhet fjalë për albumin e saj, që ndonëse i përket muajve në vazhdim, Anjeza ka nisur të mendojë seriozisht për të.
Me sa duket, kur vendosi të kthehej në Shqipëri dy viteve studime në Austri, Anjeza Shahini e kishte të qartë, që duhej të mendonte seriozisht për të ruajtur imazhin, me të cilin ishte prezantuar për herë të parë tek publiku shqiptar. Sepse vërtet duket se nuk ka humbur rastpër të qenë në skenë.
Dhe ndërsa në ditët e saj të para të kthimit në Tiranë, gjatë stinës së verës e pamë të shfaqej çdo ditë për 45 minuta në ekranin e Vizion Plus, tek “Anija e Artistëve”, krahas kolegëve të tjerë, projektet skenike të Anjezës vazhduan më tej. Ishte spektakli muzikor “Këngët e shekullit”, që i dha mundësinë këngëtares të shfaqej krahas emrave të njohur të muzikës në një performancë të përjavshme live dhe shumë impenjuese për të.
Njëkohësisht edhe me pjesëmarrjen në festivalin “Kënga magjike”, ajo u rikthye si një konkurrente e fortë skenës dhe që gjithmonë di të japë emocione. Ishte një bashkëpunim shqiptaro- kosovar me Armend Rexhepagiçin, të cilin edhe vetë këngëtarja e kishte parë me shumë pozitivizëm, që në fillim.
E tashmë, që jemi ende në fillimin e vitit 2008, Anjeza vazhdon të ketë projekte të tjera muzikore. Bëhet fjalë për albumin e saj, që ndonëse i përket muajve në vazhdim është projekt i vitit 2008. sigurisht është ende herët për të dhënë data, por Anjeza ka nisur të mendojë seriozisht për punën me albumin, që do të jetë në treg nga shtëpia diskografike “Eurostar”. Edhe bashkëpunëtorët janë krijues të njohur dhe të suksesshëm në tregun muzikor, gjë që sigurisht e impenjon më shumë këngëtaren.
Në këtë mënyrë, duket se Anjeza i ka qëndruar tërësishr besnike projekteve dhe synimeve që kishte kur u kthye në Shqipëri në fillim të verës. “Koha e shkollës më ka shkëputur dhe ma ka penguar, që të jem pjesë e aktiviteteve muzikore në Shqipëri. Tani do të kem mundësinë ta rikuperoj këtë mungesë”, ishte shprehur ajo atëherë.
Studentja e zellshme Orinda Huta.

Tashmë duket si një kohë e largët, kur ajo do të ishte një prej mjaft të rinjve në emisionin veror “Kërkohet një yll”. Zbulimi i saj aty do të bënte, që më pas të ishte një nga këngëtaret e reja mjaft të preferuara të publikut, e sidomos pas këngës që u kthye në një hit “Tani e di”.
Edhe pse këngët dhe sukseset e saj do të ndiqnin njëri-tjetrin, Orinda aktualisht duket se i është larguar disi muzikës. Kjo për arsyen se i është përkushtuar tërësisht studimeve të saj. Ajo është studente në vitin e dytë në Universitetin Evropian, ku vazhdon studimet e larta për Publik Relation në këtë universitet të Tiranës.
Elvana,jo vetem kengetare.

Elvana Gjata, një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit nuk lë asnjë çast pas dore studimet e saj. Ajo është studente e vitit të tretë të regjisurës në Akademinë e Arteve. Regjisura, ky është pasioni i Elvanës, të cilën publiku dëshiron gjithë kohës ta shohë në skenë duke kënduar.
Por siç duket, ambiciet e saj janë për më tepër dhe në një tjetër fushë të artit, atë të filmit. Por derisa këngëtarja të përfundojë studimet dhe të nisë karrierën si regjisore, neve na duhet ta shijojmë atë nëpër skena dhe klipet e saj të nxehta.
Çiljeta,e joshur nga diplomacia.

Çiljeta Xhilaga, këngëtarja që përveç zërit, magjeps publikun edhe me hiret e saj, është njëherazi edhe studente në vitin e katërt për Diplomaci Evropiane. E pranon se ndihet mirë në shkollë dhe është një degë që e pëlqen. Por në fakt të gjithëve na duket e çuditshme dhe ndonjëherë e paimagjinueshme ta shohim Çilin nën lëkurën e një kostumi zyrtar.
E kjo në fakt do të ndodhë nëse vetë ajo do të braktisë një ditë muzikën, për t’iu përkushtuar asaj çfarë ajo po studion. Ose ndoshta Çili do të zgjedhë të shfaqet në të dy dimensionet.
Arkitektja e ardhshme Zajmina Vasjari.

Në vitin 2002, kohë kur bukuroshja Zajmina Vasjari do të vendoste kurorën e “Miss Shqipëria 2002”, kishte dy ëndrra për të ardhmen: Të vazhdonte studimet për arkitekturë dhe të hynte në botën e muzikës.
E tashmë për të, këto ëndrra janë një realitet. Ka arritur të promovohet si këngëtare e njëkohësisht të realizojë ëndrrën e saj për të vazhduar studimet e larta në degën e saj të preferuar.
Ajo sot është studente në vitin e dytë, dega Arkitekturë, në një prej universiteteve private të kryeqytetit. Fakti që ajo është një vajzë e ekranit, duket se e ka ndihmuar jo pak edhe në universitet.
Siç është shprehur edhe ajo vetë, “dega që unë kam zgjedhur kërkon shumë impenjim, dhe duke qenë se unë merrem edhe me spektaklin, ka pasur raste kur mund ta kem lënë shkollën pak pas dore.
Për këtë arsye, për disa mungesa ose orë të humbura, pedagogët më kanë toleruar”. Kënga me të cilën ka pasur sukses mund të jetë e përkohshme, pasi ajo tregon se “arkitekturën e mendoj si profesionin tim në të ardhmen, kurse aktivitetet e tjera do të jenë në plan të dytë”
Zbulohet lidhja e fshete e Shpat Kasapit me Rovena Stefen.

Rovena Stefa - Mbas ndarjes me të dashurin, zbulohet lidhja speciale me Shpat Kasapin.Ka qenë një vit i mbarë përsa i përket profesionit për Rovena Stefën.
Këngëtarja e njohur edhe pse nuk ka marrë pjesë në festivalet e muzikës së lehtë që organizohen çdo vit në Tiranë, ka pasur një axhendë tejet të ngjeshur. Prioritet si gjithmnonë kanë qenë koncertet jashtë Shqipërisë, aty ku dihet se edhe pagesat janë mjaft joshëse. U shkrua gjatë për koncertet që Rovena Stefa dhe Shpat Kasapi, (edhe ky një këngëtar i njohur nga Maqedonia), mbajtën për bashkëatdhetarët në New York. Duke parë suksesin dhe kërkesat e vazhdueshme, nga dhjetë ditë të parashikuara, këngëtarët ndenjën plot një muaj e gjysmë. Të kënduarit live, që të dy dinë ta bëjnë shumë mirë, por edhe atmosfera e këndshme, iu garantuan suksesin, por natyrisht edhe paratë. Me pas oreksi i dy këngëtarëve për të bashkëpunuar akoma, u bë edhe më i madh. Mbas New Yorkut, Rovena me të motrën vendosën që në pushimet e verës të kenë të alternuara punën dhe plazhin. Kështu ato morën me qera një disko në bregdetin e Durrësit dhe aty për natë Rovena këndonte live duke ftuar edhe plot këngëtarë të tjerë, kryesisht nga diaspora. Por i ftuari special dhe që vinte më shpesh në atë disko e dini se cili ishte? Shpati.
Jo vetëm kaq, ata të dy u mbyllën me muaj të tërë në studiot e inçizimit dhe për ta bërë që të zgjasë sa më shumë suskesin e bashkëpunimit të tyre, inçizuan në duet katër kolazhe me muzikë popullore. Deri këtu gjithçka duket si një bashkëpunim i zakonshëm i dy këngëtarëve të cilët kanë kuptuar se së bashku mund të jenë shumë më të suksesshëm, një gjë tashmë e konfirmuar nga fansat e tyre. Por sipas burimeve tona, duket se kjo lidhje nuk është thjesht profesionale. Rovena dhe Shpati thonë që edhe pushimet i kanë kaluar së bashku në plazhet e mrekullueshme të Egjiptit. Ne kemi siguruar edhe disa foto ekskluzive ku të dy këngëtarët janë të hipur në deve si dhe foto të tjera gjatë pushimeve të cilat po i publikojmë për kuriozitetin tuaj.

Para pak javësh ne botuam një artikull ku iu treguam se lidhja një vjeçare e Rovenës me një shqiptar nga Maqedonia, kishte marrë fund. E pyetur për këtë çështje, Rovena pranoi ndarjen duke thënë se si çdo lidhje tjetër, edhe ajo kishte problemet e veta dhe mosmarrveshjet arritën deri aty sa ndarja ishte e paevitueshme. Lind pyetja: mos vallë shkaku i ndarjes ka qenë pikërisht Shpat Kasapi? Mos vallë ish i dashuri i Rovenës është bërë xheloz për këtë bashkëpunim kaq të dendur mes tyre? Në fakt edhe po të ishte kështu, shumë faj nuk ka pasi dihet që Shpati është shumë i preferuar nga vajzat të cilat janë gjithmonë në rreshin e parë kur ai është në koncert apo kur këndon në një lokal, duke bërë tifo për të. Jemi përpjekur të mësojmë diçka më shumë mbi këtë lidhje duke kontaktuar me Shpatin dhe Rovenën, por ata nuk pohojnë asgjë më shumë sesa faktin se janë miq të mirë. Ndërkohë kronikat rozë tregojnë se Shpati është i lidhur me një vajzë nga diaspora e cila jeton në New York, dhe vjet ka marrë pjesë tek Miss Shqipëria. Nuk dimë nëse Shpati vazhdon akoma apo kjo lidhje ka patur fatin e lidhjes së Rovenës me ish të dashurin. Kaq mund të themi për momentin, ndërkohë që fotot janë fakte kokëforta aq sa edhe njeriu më naiv një dyshim do ta kishte se marrëdhënia e tyre është më shumë se profesionale. Shpresojmë që në numrat në vijim t’ju sjellim fakte të reja, mbase nga dëshmitë e vetë protagonistëve të kësaj historie.
DISA Të DHëNA PëR KëNGëTARëT
Shpat Kasapi është 22 vjeç dhe ka filluar të këndojë që i vogël duke fituar çmimin “Beep 98” në Maqedoni që kur ishte 10 vjeç. Më pas ka fituar shumë çmime të tjera në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duke u kthyer në një idhull sidomos për vajzat adoleshente, kjo edhe falë pamjes së tij të këndshme, përveç zërit të bukur.
Rovena Stefa është nga Fieri dhe njihet si një zbulim i festivaleve të muzikës së lehtë. Shumë shpejt ajo e kaloi në plan të dytë këtë zhanër muzikor duke preferuar muzikën popullore e cila siç dihet të jep më shumë popullaritet si dhe mundësinë të jesh më në kontakt me publikun, pasi festivalet bëhen vetëm një herë në vit.
Të dy këngëtarët kanë përgatitur disa putpuri të cilat janë në treg si dvd dhe u transmetuan nga disa kanale televizive gjatë netëve të Vitit të Ri.Ndërsa cd-ja del në fund të muajit janar.
Rovena po përgatitet për 2 singell që do të dalin gjatë muajve shkurt dhe mars, si dhe një album i cili do të jetë gati për verën 2008.
Ingrid Gjoni gjithnje kapricoze dhe ne kerkim te aventurave.

Tashmë, ajo është një këngëtare e afirmuar. Dy këngë të saj, “Jek e jek” dhe “Barbi Silikon”, i kanë siguruar asaj një vend nderi në renditjen shqiptare. Kjo është Ingrid Gjoni sot, pavarësisht se e filloi karrierën duke pozuar gjysmëlakuriqe që në moshën 16-vjeçare. Ambicia e saj për të qenë e para modele shqiptare që nxirrte në pah hiret trupore rezultoi e suksesshme dhe vajza kapriçoze do të pushtonte faqet e para të gazetave dhe revistave.
Ofertat nuk i munguan, madje edhe nga revista prestigjioze amerikane dhe evropiane, por ajo kishte menduar një tjetër fat për karrierën e saj. Ndonëse studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Arteve, dega regjisurë, Ingridi e gjeti veten në këngë. “Për momentin ndihem mirë më këngën, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të eksperimentoj diçka tjetër”, shprehet ajo. Ingrid është në kërkim të diçkaje të re, një karrierë ndryshe, ndoshta edhe jashtë Shqipërisë. Më tepër se për jetën e saj artistike, ajo mbetet ndër këngëtaret më të ndjekura nga paparacët shqiptarë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën e saj private. Fundi i lidhjes me ish të fejuarin u komentua gjatë në faqet e gazetave rozë. Ajo tashmë po rindërton një jetë tjetër, krejtësisht sipas ideve dhe dëshirave të saj; një kapitull të ri, me eksperienca të reja sepse e tillë është ajo, një vajzë që guxon.
Sapo keni publikuar një këngë me Çiljetën. Si lindi ky bashkëpunim?
Ky bashkëpunim lindi në avion (qesh). Po udhëtonim për në Zyrih dhe duke parë tregun aktual në Shqipëri, menduam se do të rezultonte i suksesshëm një bashkëpunim mes nesh edhe pse të dyja po ecnim mirë si soliste. Sapo u kthyem nga Zvicra, biseduam me kompozitorin Florian Mumajezi dhe kënga na pëlqeu me dëgjim të parë. Jam shumë e kënaqur nga ky bashkëpunim. Ka patur reagime tepër pozitive për këngën dhe shpresojmë që së shpejti të realizojmë edhe videoklipin.
Kam dëgjuar se marrëdhënia juaj me Çiljetën nuk ka qenë shumë e mirë. Duhet ta besoj këtë?
Janë thjesht thashetheme sepse marrëdhënia jonë është për së mbari. Çiljeta është një mike shumë e mirë e imja dhe bashkëbisedojmë jo vetëm për punën por edhe për jetët tona private. Mos besoni gjithçka është shkruar në gazeta.
Dy videoklipet tuaja të fundit janë pritur shumë mirë nga publiku. Cila është e veçanta e këtyre këngëve ?
“Jek e jek” u pëlqye shumë në publik dhe për këtë ndihem mirë. Kam punuar shumë, veçanërisht me videoklipin e këngës për të prezantuar diçka cilësore dhe them se e kam arritur. “Barbi Silikon” u kompozua nga Florian Mumajezi dhe më është dashur shumë kohë për ta realizuar.
Shumë artistë nuk ngurojnë të hedhin në treg albumet e tyre. Me ju nuk ka ndodhur kështu. Përse jo?
Të gjitha këngët e mia janë në treg në përmbledhje të ndryshme muzikore. Është e kotë të realizoj 15 këngë nga të cilat publiku do të dëgjojë vetëm një a dy prej tyre. Kjo procedurë që po ndjek më përshtatet dhe them se do të vazhdoj të prezantoj vetëm këngë të vetme.
Jeni e para femër shqiptare që guxoi të thyente tabutë duke pozuar e zhveshur. Si e kujton sot atë eksperiencë?
E kujtoj me nostalgji. Edhe pse e dija se ishte tabu, unë isha e sigurt në atë që kisha vendosur të bëja dhe e arrita. Vazhdoj të mbetem në mendjen e njerëzve si e para vajzë që tentoi dhe e arriti atë që donte.
Cila do të ishte ajo ofertë që do të tundonte të pozoje për “Playboy” ?
Nuk do ta bëja për asnjë ofertë. Ajo që ka kaluar nuk kthehet më dhe unë tashmë jam rritur dhe kam të tjera synime për jetën dhe kjo eksperiencë nuk bën pjesë në planet e mia. Do të mbetet një histori e kaluar.
Motra juaj, Inisi së fundmi është shfaqur në ekran në rolin e moderatores. Keni menduar të ndiqni shembullin e saj ?
E kam kaluar provën e moderatores kur isha adoleshente dhe të them të drejtën nuk më përshtatet aspak ky profesion, ndaj nuk më pëlqen të jem moderatore.
Keni menduar për një bashkëpunim të mundshëm në këngë me Inisin?
Pse jo, edhe pse kënga nuk bën pjesë në planet e Inisit, nëse unë do t`i kërkoja të kishim një bashkëpunim në këngë, jam e bindur se ajo do ta priste pozitivisht ftesën.
Çfarë e bën Ingridin të zhgënjehet ?
Nuk ka shanse të zhgënjehem pasi nëse do të mësoja se po arrija drejt zhgënjimit, do të zhgënjeja unë e para. Për fat nuk e kam përjetuar këtë ndjesi. Vetëm kam zhgënjyer (qesh).
Çfarë paragjykon Ingridi në Shqipëri ?
Fjalët e tepërta pa vlerë, thashethemet që nuk kanë të sosur. Këtu tek ne, njerëzit janë të predispozuar për t`u marrë me jetën e të tjerëve, duke komentuar e shpesh duke ekzagjeruar një lajm apo qoftë spekulime të pa rëndësishme.
Ka një lidhje mes Ingridit dhe Anglisë ?
Fatkeqësisht nuk ka edhe pse atje ka plot emigrantë shqiptarë dhe unë dëshiroj të jem një ditë mes tyre, në një koncert sikurse do të dëshiroja ta vizitoja Anglinë pasi kam dëgjuar se është një vend i mrekullueshëm që ja vlen ta vizitosh. Duke përfituar nga kjo intervistë gjej rastin ti përshëndes të gjithë shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe i uroj fat e mbarësi kudo ndodhen.
Pendimi i Xhemit.

Nese do t’i jepnin nje shans te dyte per t’ia nisur edhe nje here nga fillimi karrieren televizive, Xhemi Shehu nuk do te kishte pranuar me kurre te behej Velina e “Fiks Fare”. Eshte penduar per gjithcka ka bere me pare. Ndaj, tani po perpiqet te realizoje gjera me serioze. Te cilat ajo na i zbulon ne kete interviste.
Xhemi Shehun, bukuroshen qe u be sa hap e mbyll syte e famshme, prej Top Channel-it, e qe me pas do te shfaqej dhe ne ekranet italiane, tani nuk ke me asnje shans ta shikosh ne ndonje spektakel a emision televiziv. Duket se ka hequr dore nga jeta prej veline, qe bente dikur. Ndaj me shume se neper studiot televizive apo kafenete luksoze te Tiranes tani e gjen ne mjediset e Universitetit Evropian te Tiranes.
E pa trukuar dhe e veshur sportive, kalon oret duke ndjekur me kujdes leksionet e seminaret e duke lexuar ne biblioteken e shkolles. Tashme eshte e bindur t’i perfundoje studimet e te mund ta marre me ne fund nje diplome, ndersa kjo eshte e treta here qe nis universitetin.
Nderkaq, jashte mureve te atij universiteti e larg orareve te mesimit, i kushton gjithe kohen e nevojshme te dashurit te saj, Visit. Asgje me shume se kaq? Lexoni intervisten qe Xhemi ka dhene per “Koha VIP”, qe te zbuloni dicka me shume se kaq.
Si shkon nje dite e jotja tani?
Pas zgjimit me shume zor ne mengjes, duke rrezikuar oret e para te mesimit, marr mungesa (aty ku me lejohet) gjithmone ne oret e para. I jam rikthyer jetes normale, pa makijazh, me nje ndjenje pertacie per t’u kujdesur per veten. Pjesa me e madhe e dites kalon ne auditor, biblioteke, kafet perreth universitetit dhe shtepi. Kam hequr dore edhe nga palestra dhe pak kohe ne darke ja kushtoj shokut. Asgje me shume se kaq! Ky eshte rituali im i tanishem.
Ritual qe duket se eshte kryekeput ndryshe nga atehere kur angazhimi yt ishte televizioni, spektaklet… A ndjehesh me mire keshtu?
Ne fillimet e daljes sime ne ekran, kam qene ne universitet, studioja anglisht dhe kur nisa te dilja te “Fiks Fare” nuk mundesha t’i ndiqja te dyja, pasi ishin ne te njejtin orar, ndaj edhe zgjodha te lija shkollen, me mendimin se do ta rifilloja. Por, puna ndoqi punen dhe kurre s’u bera mbare te mbaroja nje shkolle. Me pas, mora vendimin per te shkuar ne Itali, por edhe atje ose do te punoja, ose do te studioja, te dyja nuk mund te shkonin ne asnje menyre. U ktheva per te qene serish ne “Portokalli”, qe per arsye te ndryshme nuk munda te jem dhe vendosa te provoja te beja edhe shkollen. S’di te them fatmiresisht apo jo qe nuk jam ne “Portokalli”, pasi vetem keshtu po i kushtohem shkolles teresisht, se ndryshe do te me mbeste pergjysme edhe kjo tentative e trete per t’u diplomuar. Po ka shkuar vone duke u marre vetem me pune e jo me shkolle, tani dua ta perfundoj.
Kur ti u largove ne Itali, u thuren shume thashethemet per te shpjeguar arsyet e ikjes tende. Ne fakt, c’ndodhi realisht?
Isha e lodhur dhe doja te ndryshoja ambient. Kisha kohe qe doja te shkoja ne Itali, thjesht prita te largohesha me vize studenti dhe te qendroja deri ne perfundimin e studimeve. Edhe nga ana profesionale, ne fillim shkoi mire gjithcka. Beja fotomodelen, nje pune e veshtire kjo, por ja qe e bera. Do te filloja edhe tek emisioni “Ciao Darvin”, i Paplo Bonolis, qe po transmetohet aktualisht. Audicionin e fitova qe ne prillin e vitit te shkuar, por xhirimet ishin ne tetor-nentor dhe une humbisja dy muaj nga shkolla. Kete here vendosa te mos e le shkollen pas dore. Atje kisha pune te perkohshme dhe shkollen s’po e frekuentoja sic duhej, e nese do te qendroja atje, nuk kisha asgje te sigurt. Kuptova qe Italia nuk ishte per mua dhe kaq. Ndjehem mire me kete zgjedhje qe kam bere tani. Pash se si funksiononte atje televizioni. Kriteret per te qene ne ekran si prezantuese atje jane kryekeput te ndryshme nga ketu. Te kalosh me pare nga shefat, nuk ben per mua, ndaj edhe jam ketu, e kenaqur!
Po atyre qe s’ju ke kthyer pergjigje per thashethemet, c’do u thuash?
Te gjithe ata qe folen, vete i hapen thashethemet e vete i mbyllen. S’kam nder mend t’i jap me shume rendesi asaj cka nuk ka vertet rendesi per mua.
Ne Itali bere per pak kohe fotomodelen. A do te pranoje te pozoje nudo?
Jo! Me kane propozuar te pozoja per revisten “Fox Women”, me nje foto nudo vetem te pjesa e gjoksit, qe do te vihej ne kopertine, ndersa ne brendesi do te botohej CV-ja ime. Ishe reviste per ato femra qe kerkonin te lancoheshin dhe qe shkonte gjithandej. Une s’e pranova, vetem sepse nuk e ndjeja se doja ta beja nje gje te tille. As kam per ta bere kurre! Mua me duket shume vulgare.
U shfaqe per te paren here te “Fiks Fare”, si u gjende aty?
Kur kam filluar une te dal te “Fiksi” ishte ndryshe, pasi nuk dilnin vajza me shumice, sic po shohim sot. Prinderit me kundershtuan shume, dhe as vet s’e di se si perfundova duke ua mbushur mendjen. Them se ata nuk i zhgenjeva, por e them me bindje qe une jam zhgenjyer. Po te kthehesha pas, nuk do e beja serish te njejten gje! Une s’e dija se cfare do ndodhte, sepse po ta dija… Por ishte ai qejfi i adoleshentes per te dale ne ekran! S’kisha kohe as per te menduar, me kapi entuziazmi i momentit.
Pa “Fiks Fare” nuk do te kishte emisione te tjera…
Jam penduar njesoj, dhe pse jam e ndergjegjshme se pa ate s’do te kishte asnje prej emisioneve te tjera me pas ne ekran. Por, edhe duke e ditur kete, serish s’do e beja, natyrisht nese do kisha pjekurine e sotme. Nje gje eshte e sigurt, nese do kisha trute qe kam tani s’do e kisha bere Velinen te “Fiks”-i.
Lidhja jote me Visin u be publike, krejt pa dashje, kur dolen fotot e para te paparaceve qe ju kishin ndjekur. A ishe e pergatitur per kete?
Po, gjithcka nisi kur doli nje foto e imja dhe te jem e sinqerte m’u duk vetja “e shitur”, sepse informacioni doli nga nje shoqe e Visit. Nuk isha fare e pergatitur, pasi, si cdo njeri ne hapat e tij te pare, nuk eshte gati t’ia tregoje te gjitheve lidhjen e tij intime. Me pas dolen fotot ne Voskopoje, ku ishim te dy. S’dua qe jeta personale e dikujt te trajtohet pa pike pergjegjesie, pasi te gjithe kemi familje dhe keto jane ceshtje delikate. S’i intereson askujt se me ke shoqerohem une, po jane thashetheme qe te gjithe i bejne kafeve dhe une nuk ndjehem mire.
Ne gjithe keto kane folur te tjeret per lidhjen tuaj, ndersa ti pothuajse ke folur fare pak. Si shkon ne te vertete kjo marredhenie?
S’kam preferuar te flas asnjehere per jeten time private, pasi eshte dicka qe nuk dua te preket. Askujt nuk i intereson sa e lumtur eshte Xhemi. Por ajo eshte publike tani dhe une ju them se shkon shume mire dhe jam e lumtur me te, shpresoj per me mire.
Nuk i trembesh fejeses apo me tej?
Nuk i trembem asgjeje, perderisa mes nesh do te shkoje mire cdo gje.
Po Visi, si ndjehet kur flitet per ju?
Nuk dua dhe s’kam se si te flas ne emer te tij. As per mua dhe as per te nuk eshte aspak e kendshme, qe dicka e jona, shume intime te behet publike.
Xhemi dhe familja ne c’raporte jane?
Shume te mira. Me kane mbeshtetur, por edhe kundershtuar, por kemi mundur te gjejme kompromis, dhe jam shume e lumtur qe kam dy prinder te mrekullueshem. Puna qe kam bere deri tani nuk eshte e lehte, por ata kane ditur te me qendrojne prane dhe jam shume me fat per kete.
Festa e 25-vjetorit ne Mavrove
Kane mjaftuar ditet e pushimit nga shkolla per t’ju larguar zhurmes se Tiranes. Debora e pikes turistike te Mavroves qene edhe pushimet dimerore te Xhemi Shehut, ku ka kaluar edhe 4 janarin, diten e 25-vjetorit te lindjes, sigurisht perkrah Visit, te dashurit te saj. Ndersa festat e fundvitit i ka kaluar ne menyren me tradicionale te mundshme, deri ne mesnate ne shtepi, e me pas levizja e zakonshme ne ato vende argetimi qe ofron Tirana.